
Ju e keni radhën
Për ndryshimet të cilat duhen të ndodhin
Faqja e dhurimeve – “SOLIDARITETI” është pjesë e aktiviteteve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Faqja publikon informacion mbi të gjitha nismat aktive humanitare të Kryqit të Kuq për të dhuruar fonde që synojnë të mbështesin grupe të ndryshme të synuara të popullsisë.

I dashur,
Tani është koha për të bërë ndryshime pozitive në komunitet me ndihmën tuaj. Ne të gjithë duhet të kontribuojmë në trajtimin e çështjeve të tilla si lufta kundër varfërisë, uria, promovimi i shëndetit, përparimi në arsim.
Me dhurimin tuaj për qëllime humanitare, ju ndihmoni, por gjithashtu inkurajoni qytetarë të tjerë dhe persona juridikë të besojnë në të njëjtat arsye si ju dhe të dhuroni. Përfshirja e një numri të madh të donatorëve konfirmon përpjekjet tona për të bërë një ndikim më të madh në ndryshimet shoqërore.
Dhuroni sipas dëshirave dhe mundësive tuaja.
Faleminderit për dhurimin tuaj!
Solidariteti është platformë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut qëllimi i së cilës është rritja e vetëdijes tek qytetarët dhe ndihmë për ata të cilët kanë nevojë.
KORNIZA KOHORE E DONACIONEVE
DONACIONE AKTIVE

Për transport mjekësor në kohë dhe të sigurt deri tek objektet shëndetësore
Shërbimet shëndetësore dhe sociale janë një nga segmentet e rëndësishme të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke i afruar ata me qytetarët e vendit tonë, Kryqi i Kuq përpiqet të transformojë mënyrën e ofrimit të tyre dhe të zgjerojë mundësitë e tyre, duke vendosur modele të vetë-qëndrueshme shoqërore. Me instalimin e shërbimit – Butoni Emergjent në

Për konkurencë më të madhe në tregun e punës
Njerëzit me një nivel të ulët arsimi ose pa kualifikime i përkasin grupit më të madh të njerëzve të papunë në vend. Papunësia afatgjatë kontribuon në humbjen e aftësive të të papunëve dhe rritjen e përjashtimit shoqëror. Veçanërisht gratë e pakualifikuara të papuna për një kohë të gjatë nuk janë aspak konkurruese në tregun e punës dhe praktikisht nuk janë

Menaxhimi me katastrofa në nivel lokal
Përgatitja dhe reagimi ndaj katastrofave është një nga funksionet kryesore të Shoqatës Kombëtare të Kryqit të Kuq të RMV dhe Organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, të cilat rregullohen me Ligjin për Mbrojtje dhe Shpëtimi dhe Ligjin për Kryqin e Kuq . Fatkeqësitë që ndodhën në periudhën e kaluar, nga analizat e
JEPNI NDIHMË ATYRE TË CILËT KANË NEVOJË
Fushatë

Aksion humanitar për të ndihmuar popullatën në nevojë “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme”
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 19-25 Prill 2021 në kuadër të “Javës së Solidaritetit” tradicional organizon një aksion humanitar nën