Dhuro Rroba

Një ndër aktivitetet elementare të Kryqit të Kuq është pranimi i donacioneve në
veshmbathje dhe shpërndarja e të njëjtave deri tek ata të cilët kanë nevojë më së
shumti. Ky aktivitet me intensitet të madh filloi të përparojë dhe zhvillohet në vitin
2013, nëpërmjet vendosjes së 8 kontejnerëve për dhurimin e rrobave në më shumë
lokacione nëpër qytetin e Shkupit.

Në nivel vjetor grumbullohen më shumë se 4 ton rroba të cilat vazhdimisht
selektohen nga ana e vullnetarëve dhe grave nga familjet me rrezik social, e pastaj
shpërndahen te shfrytëzuesit potencial (institucione, familje dhe individë). Duke patur
parasysh sasinë e madhe të rrobave të dhuruara ishte e patjetërsueshme
shpërndarja më e sistematizuar dhe për këtë arsye në vitin 2014 u hap Pika për
rroba me përkrahje nga Alfa Bank.

Pika (punkti) për rroba që gjendet në ndërtesën e Kryqit të Kuq të Republikës sël
Maqedonisë së Veriut është e pajisur dhe rregulluar si shitore me qëllim që të
mundësohet shikimi dhe qasja e lehtë e rrobave për të gjithë shfrytëzuesit, e në të
qytetarët mund të marrin rroba pa pagesë me vauçer të fituar nga ana e shërbimit
profesional në Kryqin e Kuq i cili kryen vlerësim paraprak të gjendjes. Të njëjtën në
nivel vjetër e vizitojnë më shumë se 1000 persona në rrezik të cilët janë drejtuar për
ndihmë dhe të cilët kanë marë vauçer nga ana e bashkëpunëtorëve profesional në
Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit dhe Organizatat komunale.

Në qytetin e Shkupit janë vendosur 9 kontejnerë për dhurimin e rrobave në lokalitetet në vijim:

•  Para ndërtesës së Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Bulevardi Koëo Racin nr.13,
•  Para OKKK Karposh,
•  Në Lisiçe të Re, përballë Qendrës Lisa
•  Para OKKK Çair,

•  Sheshi Autokomandë,
•  City Moll, Shkup
•  Para Komunës Kisella Vodë dhe
•  Dy kontejnerë para ndërtesës së Dare Xhambaz, rruga 11 Tetori nr 42a

Lokalitete nëpër RMV:

•  Para ndërtesës së OKKK Strugë
•  Para ndërtesës së OKKK Manastir
•  Para ndërtesës së OKKK Ohër

top